MI do t’i financojë katër projekte infrastrukturore në Obiliq

MI do t’i financojë katër projekte infrastrukturore në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj kanë nënshkruar një memorandum sipas të cilit kjo ministri do t’i financojë katër projekte infrastrukturore në Obiliq.

Me këtë rast, Gashi e ka falënderuar Lekajn për mbështetje.

“Me ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të financuar projektet infrastrukturore rrugore si; rruga ‘Isa Boletini’, ‘Hasan Prishtina’ ‘Llapi’ dhe rruga ‘Hoxhë Ali Qerkezi’, në të cilat rrugë MTI-ja do të financojë 336 500 euro. Falënderoj ministrin Lekaj për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Ne flasim me punë”, ka thënë Gashi.