Gjermania 85 miliardë euro më pak në buxhet deri në vitin 2023

Gjermania 85 miliardë euro më pak në buxhet deri në vitin 2023

Ministri i Financave në Gjermani kuletën e shtetit do ta ketë me më pak para.

Deri në vitin 2023 në arkën e shtetit gjerman do të mungojnë edhe më shumë mjete financiare nga se ç’mendojnë edhe vet autoritetet atje.

Sipas llogaritjeve të fraksionit të Unionit Kristian Demokrat, janë rreth 85 miliardë euro që priten ti mungojnë shtetit.

Ata paralajmëruan Ministrin e Financave Olaf Scholz, i cili vjen nga radhët e Social Demokratëve (SPD).

Këto humbje vijnë kryesisht nga tatimet, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung,përcjellë Klan Kosova. Sipas shifrave që ka publikuar Ministria e Financave, disa javë më parë për katër vitet e ardhshme, secila vlerësohet në rreth 5 miliardë euro.

Këto humbje kanë prekur edhe planet financiare të qeverisë federale.