Rumania ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Rumania ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Parlamenti i Rumanisë në seancë plenare e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në ratifikimin në Bukuresht mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Në fjalim para deputetëve rumunë, Xhaferi tha se “Rumania sot edhe një herë e demonstroi përkushtimin, miqësinë dhe mbështetjen e saj ndaj  Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e përcaktimit të saj euroatlantik”.

Rumania është vendi i shtatë që e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Nesër Protokolli duhet të ratifikohet edhe në Kuvendin e Lituanisë.