Super-veturat më të mira në Geneva Motor Show

Super-veturat më të mira në Geneva Motor Show

Modelet e prezantuara, tejkaluan standardet që kërkon panairi i Gjenevës.

Të gjithë prodhuesit e super-veturave, e dinë mirë që për të prezantuar modelin e ri, Geneva Motor Show është një aktiviteti i duhur. Edicioni i këtij viti, jo vetëm se ishte i fokusuar në makinat elektrike, por disa prej të cilave mund të arrijnë edhe shpejtësinë më të lartë. Megjithatë, nuk ka pasur mundësi të mungonin super-veturat, disa prej të cilave po konsiderohen si më të mirat dhe të kompletuara.

Ferrari F8 Tributo

Nuk mund të mos fillojmë me F8 Tributo, zëvendësin e 488 GTB. Sa herë që Ferrari prezanton diçka, duhet të bëhet e madhe dhe F8 Tributo nuk bëri përjashtim. Ky evolucion i fundit i 488, ka huazuar motorin  fuqishëm nga Pista që prodhon 720 kuaj fuqi. Bashkë me aerodinamikën e përmirësuar, Ferrari F8 Tributo, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 2.9 sekonda.

Lamborghini Huracan Evo Spider

Në panairin e Gjenevës, Lamborghini është prezantuar me dy modele. Që të dyja thuhet se kanë çmime të përballueshme, derisa Huracan Evo Spider, ka sistem të veçantë pezullimi dhe enterier të avancuar. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e zë për 3.1 sekonda, me ndihmën e motorit 5.2 V10 që prodhon 640 kuaj fuqi.

Gëzoje fëmiun me dhomën më të mirë

E SPONSORUAR

Lamborghini Aventador SJV Roadster

Mund t’i ketë disa vite, por Aventador SJV Roadster vazhdon të na befasojë. Ky model është edicion special, që do të jetë në dispozicion në vetëm 800 njësi. Fuqinë e merr prej motorit me 6.5 litra V12, që i mundëson të prodhojë 770 kuaj fuqi, andaj për 2.9 sekonda mund ta zë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë.

Aston Martin Vanquish Vision Concept

Lamborghini nuk është i vetmi prodhues, që në Geneva Motor Show u paraqit me dy super-makina, pasi edhe Aston Martin shfaqi dy modele, koncepte me motor në mes. Koncepti i Vanquish Vision, është aq i fuqishëm dhe pritet të rivalizojë me Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S. Megjithëse është ende vetëm koncept, Aston Martin pretendon se do ta sjellë si hibrid gjatë vitit që vjen.

Aston Martin AM-RB 003

Pas prezantimit të Vanquish, prodhuesi britanik vazhdoi i shtoi linjës së prodhimit edhe AM-RB 003. Ky model do të jetë shumë më i përshtatshëm për rrugë se sa Valkyrie, ndërsa pritet të ketë një motor V8 Hibrid. Vetëm 500 njësi, do të prodhohen dhe lansohet gjatë vitit 2021.

Ginetta Akula

Në Geneva Motor Show, nuk ishin vetëm prodhuesit e mëdhenj, pasi u gjet hapësirë edhe për përpunuesit që nuk janë të popullarizuar. Ginetta është një prodhues i vogël britanik, që e prezantoi super-makinën Akula, që në gjuhën ruse do të nënkuptonte peshkaqen. Motori V8 prodhon 575 kuaj fuqi, ndërsa e gjithë vetura peshon rreth 900 kilogramë, megjithatë nuk ka fuqi të madhe. Janë planifikuar të prodhohen vetëm 20 Ginetta Akula, 12 prej të cilave tashmë janë shitur. /Telegrafi/