8 mënyra për të mësuar aftësi të reja

8 mënyra për të mësuar aftësi të reja

Nuk keni nevojë të jeni gjeni për të mësuar diçka shpejtë. Pas të gjithash, mësimi është shkathtësi, e cila është diçka të cilën mund t’a zhvilloni gjatë kohës.

Përderisa mund të jetë frustruese që së pari të zgjedhni se cilat shprehi funksionojnë për ju, duke u përpjekur ju do të jeni më mirë pas një kohe. Për këtë unë do ju tregoj disa metoda të ndryshme të cilat i kam përdorur për të mësuar gjërat shpejtë dhe në mënyrë efikase. Shikoni më poshtë.

Filloni me thjeshtësi

Ndoshta njëra prej gjërave të cilën mund ta bëni për të mësuar një aftësi të re është të kuptoni se si t’a nisni atë në format më të thjeshta. P.sh. le të themi se dua të mësoj të luaj pianon. Synimi im fillestar do të jenë akordet dhe meloditë e thjeshta, si këngët pop. Kjo më jep mundësi të filloj të punoj përmes një koncepti të kuptueshëm të cilin mund t’a ekzekutoj në vend se të lexoj teori të shumta.

Koha e ndarë

Për shkak se koha do të jetë mjeti më i vlefshëm për të mësuar një aftësi të re, është e rëndësishme t’a përdorni me zgjuarsi. Unë personalisht ndjek një metodë të quajtur ‘’koha e ndarë’’, ku ndaj temat në copa të vogla dhe të mësueshme. Ajo që filloi në vitin 1950 nga psikologu i Harvard George A. Miller është bërë njëra prej metodave më të njohura të mësimit, dhe diçka të cilën duhet t’a konsideroni për t’a bërë këtë proces më efikas.

Diskutojeni me dikë

Nëse ndonjëherë ju është dashur të mbanit në mend ndonjë fjalim, atëherë e dini se sa efikase është metoda e mësimit përmendësh. Në një studim të bërë në Universitetin Montreal, studentëve iu thanë të lexonin fjalë në një ekran, me disa duke i lexuar fjalët me zë të lartë përderisa të tjerët lexonin në qetësi. Ajo që zbuluan ishte se me aktin e leximit dhe shprehjes me fjalë, truri juaj lidh informacionet multisensore me tekstin. Kjo praktikë mund të funksionojë me të vërtetë nëse e lejoni, dhe ju sygjeroj t’a praktikoni atë përderisa ecni ose vozisni.

Shkruani gjërat

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me hapjen e shënimeve në telefonin ose laptopin tuaj, por fizikisht të merrni një laps dhe një letër. Siç është thënë edhe në një studim nga Universiteti Betsy Sparrow of Columbia, kur mbështetemi fuqishëm në një kompjuter për të mbajtur në mend gjërat, kemi më pak gjasa të angazhohemi.

Bëni pushime të dobishme

Nëse do të mund të ndërronit një ditë të Facebook, Reddit ose të ndonjë hutimi tjetër për një ditë pushimi, a do ta bënit? Me shumë gjasa, por ne duhet të bëjmë pushime nga puna. Për këtë unë me qëllim kam kohë pushimi të dedikuara, duke përfshirë gjumin gjatë ditës, siç kanë treguar edhe studimet, i cili rrit energjinë tuaj.

Përsëriteni mesatarisht

Ne të gjithë kemi dëgjuar këshillën se nëse kaloni 10,000 orë në një zakon, ju do të bëheni të shkathët në të. Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë çështja. Siç është thënë edhe në një studim nga Universiteti Princeton, zakonet e paramenduara mund të kenë mospërputhje nga 1 deri 26 përqind, varësisht nga aktiviteti i performuar. Në disa gjëra ne do të bëhemi më të mirë sepse kemi menduar gjatë për to, përderisa nganjëherë ju duhet të punoni shumë. Varet nga ju se çfarë nevojitet për qëllimet tuaja të mësimit.

Gjeni vlerë në jetën ditore

Është shumë e vështirë të gjeni një përdorim për diçka të cilën nuk mund t’a aplikoni në jetën tuaj ditore. Sinqerisht, sa herë keni dëgjuar dikë duke pyetur pse është dashur të mësonin njehsimin në shkollë të mesme? Gjithashtu, përderisa njehsimi mund të mos ketë aplikim praktik në dyqanin ushqimor, disa njerëz mund t’a shohin se si përshtatet në rezultatin më të madh. Qëllimi këtu është se si të gjeni magjepsjen në një temë, dhe pse jeni dashuruar në të.

Meditoni

Përderisa disa kanë konsideruar meditimin si pseudoshkencë, është dëshmuar se është një ushtrim i shkëlqyer mendor. Siç është thënë në një studim të prezantuar nga MIT, pjesëmarrësit të cilët medituan në një periudhë mbi tetë javë ishin në gjendje të kontrollonin më mirë ritmet alfa, një pjesë e trurit tuaj e cila ndihmon në rrjedhjen e informacioneve dhe e cila kufizon hutimet. Mbi të gjitha, kjo mund të jetë njëra prej metodave më të mira për të rritur koncentrimin për të mësuar diçka, dhe ju sygjeroj që të gjeni disa minuta nga dita juaj për të bërë këtë.