Podujeva së shpejti me kamera të sigurisë

Podujeva së shpejti me kamera të sigurisë

Qyteti i Podujevës shumë shpejt do të furnizohet me kamera të sigurisë.

Komuna e cila drejtohet nga Agim Veliu i LDK-së, muajin e kaluar ka arritur të nënshkruajë kontratën me titullin “Furnizimi, montimi dhe sigurimi i sistemit menaxhues të kamerave në qytet”.

Kontrata është kurorëzuar me 22 shkurt me Grupin e Operatorëve Ekonomik: N.T.Sh “ARTECH”, “Trio TEK”, Sh.P.K dhe “Enteri” Sh.P.K, transmeton Indeksonline. 

Vlera e kontratës në fjalë është 100.486,20 euro, dhe njëkohësisht bëhet e ditur se ka qenë tenderi me çmimin më të ulët.

Kohëzgjatja e kontratës është gjithsej 90 ditë.