Mungesë citostatikësh në Institutin e Onkologjisë

Mungesë citostatikësh në Institutin e Onkologjisë

Instituti i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po përballet me mungesë të citostatikëve. Pacientët e diagnostikuar me kancer, thonë se mungesat e tilla po shkaktojnë problem të shumta në shëndetin e tyre. Ndërsa, sipas zyrtarëve të SHSKUK-së, furnizimi me citostatikë është çështje ditësh.

Mungesa e barnave për trajtim të pacientëve me kancer po e rrezikon shëndetin e pacientëve si dhe po e vështirëson jetën e familjarëve. Kështu thonë  disa nga familjarët të cilët po obligohen që shumicën e barnave për kemio- terapi, ta sigurojnë nga xhepat e tyre.

Shpend Fazliu, zëdhënës në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, tha për Radio Kosovën, se kjo situatë e krijuar me mungesën e citostatikëve së shpejti do të përmirësohet.

Pacientët me kancer thonë se po trajtohen mirë nga stafi i Onkologjisë, por janë të zhgënjyer me furnizim me barna dhe material shpenzues.

Autor: Vaide Morina