14 persona të arrestuar për fajde në Shkodër

14 persona të arrestuar për fajde në Shkodër

Dhjetëra forca policie kanë mbërritur nga Tirana në Shkodër.

Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kane arrestuar rreth 14 persona. Këto arrestime janë bërë pasi këta shtetas prej kohesh ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetaret.

Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16, ndërkohë që ky numër pritet qe te shtohet. Forcat e policisë nga Tirana kane zbarkuar ne Shkodër qe në orën 4 të mëngjesit duke nisur menjëherë aksionin blic. Janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet.

Ky aksion vazhdon ende ne qytetin e Shkodrës ndërsa pritet që hetimet të shkojë edhe me tej. Fajdet janë kthyer në një shqetësim në Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro dy muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre.

Ne vazhdim pritet që policia të japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve./tch