Kuvendi duhet ta mbajë seancën e 91-të

Kuvendi duhet ta mbajë seancën e 91-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 91-të.

Në rend të ditës së seancës janë propozimi i ligjit për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për bashkëproduksion kinematografik, të reviduar, propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezerva të obliguara të naftës dhe derivatave të naftës dhe të Ligjit për çmime shtetërore, si dhe Propozim ligji për mbikëqyrje inspektuese.

Deputetët në kuadër të kësaj seance duhet ta shqyrtojnë Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim dhe punë të organeve të Drejtorisë shtetërore, të dy të parashtruar nga deputetët Artan Grubi, Zeqir Ramçilloviq, Panço Minov, Jovan Mitreski, Xhevat Ademi, Ejup Alimi, Rexhail Islamili dhe Vesel Memedi.

Në rend të ditës së seancës janë edhe Propozimi i Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, i parashtruar nga deputetë të VMRO-DPMNE-së opozitare, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionim të kredisë banesore, të parashtruar nga Ilija Dimovski dhe Dragan Cuklev.

Kuvendi duhet t’i shqyrtojë edhe Propozimin për program kombëtar për infrastrukturë hekurudhore për periudhën 2019 – 2021.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, Propozim – vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqesor “Përkrahja vendosëse” në Republikën Islamike Afganistan, Propozim – vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqesor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë dhe Propozim – vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionin paqesor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

Në kuadër të kësaj seance të Kuvendit, duhet të shqyrtohen edhe kërkesat për interpretim autentik të tre ligjeve./MIA


MË SHUME NGA Rajoni