Zbulohet kush do të këndojë në ACM Awards 2019

Zbulohet kush do të këndojë në ACM Awards 2019

Academy of Country Music Awards do të mbahet në më pak se një muaj dhe tani ka dalë lista e të famshëmve që do të performojnë.

Ngjarja do të zhvillohet në MGM Grand Garden Arena në Los Angeles, të dielën më 7 prill.

Reba McEntire do ta udhëheqë ceremoninë madje edhe do të këndojë.

Ajo do të jetë e shoqëruar nga Miranda Lambert, Maren Morris, Brothers Osborne, Kane Brown, Little Big Town, Thomas Rhett, Chris Stapleton dhe George Strait.