​Zhduken dy vajza, njëra në Pejë dhe tjetra në Lipjan

​Zhduken dy vajza, njëra në Pejë dhe tjetra në Lipjan

Policia e Kosovës njofton se në dy raste të ndara janë raportuar dy femra të zhdukura.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Lutogllavë të Pejës, ku babai ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dy ditë më parë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti tjetër ka ndodhur në Lipjan, ku nëna ka raportuar se vajza e saj e moshës së mitur me aftësi të kufizuara është larguar nga ajo dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.