“Dështon” Alfa Romeo: Këto janë 2 veturat që ka hequr nga tregu

“Dështon” Alfa Romeo: Këto janë 2 veturat që ka hequr nga tregu

Kompania prodhuese e veturave, Alfa Romeo, me origjinë nga Italia, ka tërhequr nga tregu dy modelet e reja Giulia dhe Stelvio për shkak të problemeve mekanike, përkatësisht problemit me pedalet e frenimit.

Më shumë se 60 mijë automjete të prodhuara nga radhët e kësaj kompanie janë tërhequr nga tregu i veturave, për shkak të problemeve me kontrollin e përshtatjes, transmeton lajmi.net.

Siç bënë të ditur ‘Alfa Romeo’, sistemi nuk mund të fiket sapo vozitësi i makinës të shtypë pedalin e frenave, pa e mbajtur këmbën për një periudhë të gjatë.

Automjetet Giulia dhe Stelvio janë prodhuar në periudhën 2017-2019, ndërkaq pronarët do të njoftohen në muajt e ardhshëm kur prodhuesi do të “përditësojë” softuerin.

Kjo nuk është tërheqja e parë e Giulia dhe Stelvio, pasi Alfa Romeo kishte probleme me këto dy modele në fillim të vitit 2018 me frenat