Sfida "trashtag" për pastrimin e mjedisit bëhet virale

Sfida "trashtag" për pastrimin e mjedisit bëhet virale

Sfida #trashtag gjatë muajit mars ka rezultuar me një sensibilizim masiv të njerëzve duke i inkurajuar ata të kërkojnë lokacione ku qytetarët e pandërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina.

Rrjetet sociale kanë një trend të ri që quhet #trashtag, dhe si i tillë ka frymëzuar shumë njerëz të mbledhin mbeturinat e hedhura për të bërë një botë më të pastër.

Të dhënat flasin se sfida #trashtag gjatë muajit mars ka rezultuar me një sensibilizim masiv të njerëzve duke i inkurajuar ata të kërkojnë lokacione ku qytetarët e pandërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina.

Ashtu siç e kërkon sfida në fjalë, njerëzit kanë mbledhur mbeturinat dhe më pas janë fotografuar me qeset e mbushura, ndërsa fotografitë i kanë shpërndarë në rrjetet sociale për të inkurajuar edhe tjerët të bëjnë të njëjtën.

Ka një numër të konsiderueshëm postimesh në Instagram, Twitter dhe në Facebook, të cilat tregojnë vendin para dhe pasi të jenë mbledhur mbeturinat.

Deri tani, ka rreth 30.000 postime që mbajnë hashtagun “#trashtag” në Instagram, në të cilat vullnetarët kanë pastruar pyjet, plazhet dhe parqet të mbuluara me mbeturina.

Për herë të parë, sfida u shfaq katër vjet më parë, por nuk arriti një popullaritet të madh./aa/