Jessie J dhe Channing Tatum të lumtur pranë njëri-tjetrit

Jessie J dhe Channing Tatum të lumtur pranë njëri-tjetrit

Romanca e tyre e befasishme u bë publike në muajin tetor të vitit të kaluar.

Këngëtarja 30 vjeçare Jessie J dukej shumë e lumtur pranë të dashurit të saj, 38 vjeçarit Channing Tatum.

Ata janë fotografuar nga paparacët në aeroportin “Heathrow” në Londër.

Këngëtarja britanike ishte shumë e buzëqeshur derisa po ecte pranë Tatum – me të cilin ishte parë më herët në publik edhe në Los Angeles – derisa po tërhiqnin valixhet e tyre.

Jessie J, emri i vërtetë i të cilës është Jessica Ellen Cornish, kishte zgjedhur një veshje shumë sportive – pantallona të kuq, një duks të gjerë me ngjyrë të zezë si dhe atlete me ngjyrë të njëjtë

Edhe ylli i “Step Up” dukej shumë sportiv – me pallto me dizajn ushtarak, duks të kuq, atlete të markës “Nike” dhe një kapele bejsbolli.

Çifti dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit derisa po ecnin së bashku drejt veturës që po i priste në aeroport.

Jessie J dhe Tatum ishin parë për herë së bashku në ngjarjen e ndarjes së çmimeve MTV Movie Awards, në vitin 2015.

Akoma nuk dihet se si ka nisi romanca e tyre e cila u bë e ditur muajve të fundit.

Aktori amerikan është ndarë nga Jenna Dewan në muajin prill pas nëntë vjetësh martesë.

Një burim pranë çiftit kishte thënë për Page Six se ata ishin ndarë për shkak të karrierave të tyre. Madje sipas të njëjtit burim, Deëan kishte besuar se bashkëshorti i saj nuk po i përkushtohej sa duhej martesës së tyre.