Alimi: OBRM-PDUKM ka dhënë mbështetje për formimin e Ministrisë së re

Alimi: OBRM-PDUKM ka dhënë mbështetje për formimin e Ministrisë së re

Deputeti i BDI-së, Ejup Halimi në seancën kuvendore tha se formimi i Ministrisë për Sisteme Politike dhe Marrëdhënie në mes bashkësive është i nevojshëm dhe del nga analiza e Marrëveshjes Kornizë nga viti 2015.

Me ndryshimet parashihet transformimi i Sekretariatit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në ministri të re, e cila do të merr kompetencat e saj.

Siç tha Alimi, mbështetje për këtë ide kanë dhënë të gjitha partitë.

“Më vjen mirë që mbështetje dhanë edhe nga OBRM-PDUKM edhe nga LSDM dhe nga deputetët e pavarur. Me këtë bëjmë hapa para si një shoqëri për të gjithë”, tha Alimi.

Deputeti Enes Ibrahim nga partia Lëvizja e Turqve, pyeti se për cilët bashkësi ka të bëjë kjo Ministri.