iPhone XS vjen me një orë mekanike në pjesën e pasme

iPhone XS vjen me një orë mekanike në pjesën e pasme

Nëse mendoni se iPhone XS Max 1.499 është pak i lirë atëherë ne kemi disa lajme të mira për ju, sepse modifikuesi rus i telefonit Caviar, ka njoftuar një version të kufizuar të iPhone XS me një orë të ndërtuar në pjesën e prapme.

Pjesa e përparme e iPhone ka mbetur kryesisht e paprekur, por pjesa e prapme është ri-dizajnuar plotësisht me një dizajn të frymëzuar nga astronomia, duke përdorur titan të zi dhe të bardhë PVD dhe ar 24 karat.

Caviar është duke prodhuar vetëm 99 modele të iPhone XS dhe 99 modele të iPhone XS Max. Secila do të vijë me numrin e vet unik të gdhendur dhe një çertifikatë autenticiteti.

Një 64GB iPhone XS do të kushtojë $ 8,350 dhe natyrisht, ju mund të zgjidhni 256GB ose 512GB për pak më shumë para.

Çmimet për një XS XS Max fillojnë në $ 9,110.

Natyrisht, kjo është një shumë e lartë e parave për një telefon, por një orë “Swiss tourbillon” zakonisht kushton më shumë se £ 10,000.