Rita Ora promovon klipin e ri

Rita Ora promovon klipin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Rita Ora, është duke shijuar turneun e saj të koncerteve në mbarë botën.Aktualisht ajo ndodhet në Japoni për koncertin e radhës, dhe promovimin e albumit të ri “Phoenix”.

Rita ndërkohë ditë më parë ka publikuar me klip një nga këngët më të dashura të albumit “Only Want You”.

Ky klip me skena shumë të veçanta, e ka sjell ndër të tjerash edhe në rolin e kamerieres këngëtaren shqiptare.

Rita ka vendosur që një nga fotografitë e realizuara gjatë xhirimeve, ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke ua kujtuar fansave që ta dëgjojnë dhe klikojnë klipin e saj të ri.

 

“Videoja e ‘Only Want You’ është e disponueshme, mos harroni t’i lini bakshish kamerieres suaj! Jam unë”, ka shkruar me shaka këngëtarja shqiptare, referuar dukjes së saj si kameriere në klip.

Klipi “Only Want You” e sjell Ritën në rolin e një super ylli që ndiqet nga paparacët, teksa ndihmohet nga një kameriere (që është po prap Rita në rol), që të dalë nga lokali.