Arrestohen dy persona në Skënderaj, për shitje të drogës

Arrestohen dy persona në Skënderaj, për shitje të drogës

Në orët e mëngjesit Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Urdhër kontrolli është bërë në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një substance të dyshuar narkotike në sasi prej 650 gramë.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar:

R. SH.                  27 vjeçar              dhe
F B.                     24 vjeçare .