Shkrihet Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Shkrihet Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Mbeten të thella dallimet në BDI sa i përket shkrirjes së Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshje së Ohrit në ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore Hazbi Lika vazhdon të kërkojë bashkëpunim sa i përket shkrirjes së sekretariatit, duke shtuar se nuk është i njoftuar kur BDI ka marrë një vendim të tillë.

Ai pranoi se shkrirja është pjesë e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, por duke mos harruar të potencoj se MO-ja ishte e paraparë të zbatohej që në vitin 2004.

Lika këto komente i bëri derisa propozim-ligji për shkrirjen e sekretariatit kaloi filtrin e parë në Kuvend.