Murtezaj: ATK ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e FMN-së

Murtezaj: ATK ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e FMN-së

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim ekspertët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, më të cilët u diskutua për mbështetjen në reforma dhe zhvillimin e kapaciteteve në ATK.

“Jemi falënderues për përkrahjen e FMN-së që kemi pas ndër vite. Ai po ashtu, tha se si drejtori i ATK-së, vlerësoj lartë rekomandimet, por edhe të gjeturat nga raportet e FMN-së, meqë si rezultat i tyre kemi arritur që të përmirësojmë shumë procese të punës”, tha Murtezaj.

Murtezaj, veç këtyre ka shpalosur edhe nevojat e ATK-së për vazhdimin e mbështetjes nga FMN, në disa procese të cilat janë tejet të rëndësishme për institucionin”, njofton Administrata Tatimore e Kosovës, përcjellë Klan Kosova.

Ndër të tjera u diskutua Plani Afatmesëm i Veprimet për Reformë të ATK-së,  për periudhën 2019-2021, ku FMN ka dhënë rekomandime.