Topalli: Kuvendi s’ka performansë të mirë, kjo i dëmton qytetarët

Topalli: Kuvendi s’ka performansë të mirë, kjo i dëmton qytetarët

Faton Topalli nga PSD ka thënë se performansa e Kuvendit të Kosovës nuk ka qenë e mirë.

Ai ka folur të enjten në “55 minuta” te RTK 3.

“Kuvendi i Kosovës për shkak të mungesave të shumta dhe moszhvillimit të seancave nuk është duke e kryer punën e vet. Nuk ka një plan të funksionimit. Kurse koalicioni qeverisës do të duhej që kur të mbahen seancat që të sigurojë praninë e deputetëve. Ndërsa opozita duhet të marrë pjesë në Kuvend”, ka thënë ai.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u dëmtuar, sepse ne kemi një varg çështjesh që duhet marrë me to në Kuvend”.


MË SHUME NGA Aktuale