Çelaj: Zëvendësministra shumë po s`do të thotë se s`janë produktivë

Çelaj: Zëvendësministra shumë po s`do të thotë se s`janë produktivë

Lirak Çelaj, zëvendësministër i Integrimeve në Qeverinë e Kosovës ka thënë se fakti që ka shumë zëvendësministra nuk do të thotë që ata nuk janë produktivë.

Në “55 minuta” te RTK 3 ai ka thënë se megjithatë dallimi nuk është i madh me numrin e zëvendësministrave në ekzekutivin e mandatit të kaluar.

“Unë pajtohem që numri i zëvendësministrave është  i madh. Diferenca e zëvendësministrave nuk është e madhe në krahasim me qeverinë e kaluar. Ka ministri që i kanë nga dy, ka ministri si kjo ku jam unë ku vetëm unë jam zëvendësministër. Numri i madh i zëvendësministrave nuk nënkupton që nuk janë produktivë. Performansa duhet të matet me parametra të tjerë”, ka thënë ai.  

“Të gjithë treguesit për Qeverinë janë se nuk mund të mohohet puna dhe progresi”.


MË SHUME NGA Aktuale