Gullit: Ronaldo është futbollisti më i mirë në histori

Gullit: Ronaldo është futbollisti më i mirë në histori

Ish-legjenda e Milanit dhe e Holandës, Ruud Gullit në një intervistë të dhënë së fundmi në studiot e “BeIn Sports”, e ka cilësuar Cristiano Ronaldon futbollistin më të mirë në historinë e futbollit pas paraqitjes fantastike të bërë nga portugezi në duelin e kthimit ndaj Atletico Madrid.

“Unë mendoj se ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ka fituar me kombëtaren e tij Europianin. Ka fituar kudo që ka shkuar, në tri vende të ndryshme. Ka fituar 5 herë ‘Topin e Artë’. Njerëzit vazhdojnë ta krahasojnë gjithmonë me një njeri, por ai ka fituar kudo ku ka shkuar, është e pabesueshme”, tha ai, transmeton kohajone.

“Messi as nuk ka shkuar pranë për të fituar diçka me Argjentinën. Ti mund të kesh një super talent, por varet nga shumë faktor që duhen analizuar, duke i krahasuar si me ingridientët që duhen për një tortë. Ronaldo ka fituar kudo në mënyrën e tij. Cfarë futbollisti, fantastik”, u shpreh Gullit.