Kryetari i BSPK-së takon anëtarët e SPJK-së në Ferizaj

Kryetari i BSPK-së takon anëtarët e SPJK-së në Ferizaj

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini sot e ka takuar anëtarët e kësaj sindikate në Ferizaj.

Ajdini është pritur nga Bahri Jashari, ushtrues i detyrës kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Juridikaturës së Kosovës (SPJK) dhe anëtarët e kësaj sindikate në Ferizaj.

Siç njoftoi Jashari, gjatë takimit u bisedua për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe në veçanti të anëtarëve të SPJK-së.

Ajdini u premtoi anëtarëve të Sindikatës nga Gjykata Themelore e Ferizajt, se BSPK do ta ketë derën e hapur çdoherë për të mbrojtur dhe trajtuar të drejtat e punëtoreve.