VIDEO- Dita Botërore e Gjumit, sa na mjafton të flemë

VIDEO- Dita Botërore e Gjumit, sa na mjafton të flemë

Dita Botërore e Gjumit (e premtja e javës së dytë të muajit mars), është një ngjarje vjetore e organizuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Ditës së Gjumit nga viti 2008. Kjo ka për qëllim që të sjellë në vëmendje përfitimet e një gjumit mirë dhe të shëndetshëm dhe për të tërhequr vëmendjen e shoqërisë për problemet e gjumit; për të nxitur parandalimin dhe menaxhimin e çrregullimeve të gjumit.

Dr.Blerim Myftiu - Neurolog, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK fletë për rëndësinë e higjienës së gjumit. Sipas tij, nëpërmjet Ditës Botërore të Gjumit organizatat e mjekësisë përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin e çrregullimeve të gjumit dhe të kuptuarit e tyre më mirë dhe për të zvogëluar problemet e gjumit në shoqëri, që në fakt përbëjnë një epidemi globale.

Myftiu, thotë se për njeriun është shumë e rëndësishme cilësia e gjumit. Sipas tij njeriut të moshës madhore i mjaftojnë 8 orë gjumë, por edhe më pak me kusht që të kemi gjumë cilësor, derisa fëmijëve u duhen 10 orë. Por prapë me rëndësi, mbetet mbetet cilësia e gjumit, rëndësi ka gjithashtu edhe koha në të cilën flemë natën apo ditën, pra gjumi e ka kohën e vetë.

Gjumi i mirë apo pagjumësia, sipas Myftiut, është pasqyrë e shëndetit tonë, sëmundjet kronike, gjendja psiko-sociale janë shkaktarët më të shpeshtë të pagjumësisë. Ai, si shkaktar të pagjumësisë përmend edhe medikamentet e shumta që marrim.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: