VIDEO- Mehmeti: BQK e përkushtuar për mbrojtjen e konsumatorit

VIDEO- Mehmeti: BQK e përkushtuar për mbrojtjen e konsumatorit

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e konsumatorëve.

Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, thotë se edhe ky institucion me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit, pra me qëllim mbrojtjes dhe ndërgjegjësimit të konsumatorit ka ndërmarr një sërë aktivitetesh.

Mehmetit, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se BQK, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit ka punuar dhe po punon në menaxhimin e ankesave të klientëve. Rritja e ankesave ndaj bankave në BQK, tregon ndërgjegjësimin e konsumatorit dhe besimin që ata kanë fituar në këtë institucion.

Sipas tij, ka një rritje të dukshme të rritjes së depozitave, mbi 9 për qind, gjithashtu tregues tjetër pozitivë është edhe fakti se mbi 70 për qind e kredimarrësve janë subjekte afariste.

Në vitin 2018, sipas guvernatorit Mehmeti, në BQK kanë arritur mbi 900 ankesa.

“Këtë vit ka një rritje të numrit të ankesave, fokusi ynë është të punojmë në edukimin, ndërgjegjësimin e klientëve për mbrojtje nga sistemi bankar. Pjesa dërmuese e ankesave janë të drejtuara ndaj institucioneve bankare e ato kanë të bëjnë me tarifat që shfrytëzojnë klientët dhe normat e larta të kredive”, tha guvernatori.

Sipas tij, normat para 3-4 vitesh kanë qenë të larta, mbi 13 për qind, por tani këto kanë rënë në 6 për qind, që është përafërsisht e njëjtë me vendet e rajonit. “Ne punojmë që të rrisim konkurrencën dhe kjo do të ndikonte në uljen e normës së interesit”, thotë ai.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: