Audi TT mund të kthehet në një makinë elektrike sportive

Audi TT mund të kthehet në një makinë elektrike sportive

Zyrtarët e bordit në Audi, po përpiqen ta mbajnë gjallë këtë makinë sportive të kthyer në ikonë.

Javën e kaluar, mësuam se modeli TT do të vazhdojë edhe më tutje, pasi u prezantua versioni që do ta shohim gjatë vitit 2019.

Megjithatë, e ardhmja e kësaj veture në këtë formë, mbetet e vështirë sepse ka rënë në masë të madhe kërkesa për vetura sportive dhe nuk pritet të ketë kërkesa për të.

Bram Schot që është udhëheqësi kryesor në Audi, ka bërë të ditur, se kjo mund të jetë gjenerata e fundit e këtij modeli, në këtë formë. “Për një ikonë, gjithnjë ka të ardhme. Ka mundësi edhe të zëvendësohet, por jo në tërësi” ka thënë Schot.

Duke mos dhënë specifika, ai ka pohuar se Audi TT mund të kthehet në makinë elektrike sportive dhe të vazhdojë prodhimin dhe të jetë shumë e kërkuar.