QKUK: Për 1 javë, 853 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore

QKUK: Për 1 javë, 853 fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore

Emergjenca Pediatrike në QKUK, për një javë ka pasur 853 fëmijë që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.

Sipas raportit javor të Klinikës së Pediatrisë, për një javë në ambulancat specialistike ka pasur 538 vizita mjekësore të fëmijëve.

Poashtu, Klinika e Pediatrisë ka qenë e mbingarkuar me rastet e pranimeve për hospitalizim të mëtejmë, ku vetëm për 1 javë ka pasur 154 pranime.