Ribery nuk tërhiqet

Ribery nuk tërhiqet

Franck Ribery së shpejti do të luajë ndeshjen e lamtumirës me Bayern Munich por nuk ka ndërmend të tërhiqet.

35-vjeçari i cili pas pak ditësh do të mbushë 36, mendon se mund të japë ende në fushë dhe ofertat për të nuk mungojnë si nga Europa dhe jashtë saj. Më e rëndësishmja duket se ka ardhur nga Katari ku Al Sadd është gati t’i ofrojë një page të konsiderueshme për dy sezone ndërsa një tjetër arsye është edhe Xavi Hernandez i cili luan me ekipin katariot dhe e ka ftuar të bashkohet me të në verën e ardhshme.