Përplasen makinat në Lezhë, plagosen dy pasagjerë

Përplasen makinat në Lezhë, plagosen dy pasagjerë

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën Lezhë- Mamurras, pranë fshatit Gjorm.

"Mjeti me drejtues shtetasin A.L. 30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur  me mjetin me drejtues shtetasin A.L. 48 vjeç, banues në Tiranë.  Për pasojë është lënduar shtetasja S.Ll. 19 vjeçe, banuese në Mirditë dhe shtetasi E.S., 23 vjeç, banues në Lezhë,të dy pasagjerë në mjetin me drejtues A.L.", sqaron policia.

Mësohet se të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.