Hoti: Kosovës i duhet një qeveri normale, civile dhe profesionale

Hoti: Kosovës i duhet një qeveri normale, civile dhe profesionale

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është regres i madh më 2018 në fushën e rendit dhe ligjit dhe të drejtave njerëzore.

“Ditëve të fundit Kosova është kritikuar ashpër nga partnerët tanë për shkak të involvimin të politikës në institucione të pavarura”.

“ Raporti për 2018 i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut citon të gjetura brengosëse, siç janë: (i) korrupsioni në strukturat qeveritare, (ii) shkelja e të drejtave të refugjatëve në ‘rastin e gylenistëve’, (iii) dhuna ndaj gazetarëve, (iv) involvimi në nivele alarmante i politikës në gjykata etj”.

“Ironia është se partnerët e Koalicionit PAN dhe Presidenti shtyhen në mes vete, në përpjekje për tu shfajësuar, duke ia hedh fajin tjetrit. Ne do të kërkojmë përgjegjësi për këtë shkelje”.

“Kosova duhet të jetë shembull se si respektohet të drejtat njerëzore, sepse kemi qenë vetë të shtypur nga një pushtet i dhunës dhe represionit. Kosova duhet të jetë shembull i pavarësisë së gjykatave, sepse synojmë integrimin në BE. Kosovës i duhet një qeveri normale, një qeveri civile dhe profesionale”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.