Itali, shqiptari kapet me kokainë të pastër në makinë

Itali, shqiptari kapet me kokainë të pastër në makinë

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua në zonën Urbino, pas kontrollit që iu bë në makinë.

Policia gjeti një sasi prej 57 gram kokainë të pastër në bagazhin e makinës.

Kërkimet më pas u zhvendosën në banesën e 40-vjeçarit shqiptar, ku edhe aty iu gjet një sasi prej 13 gram kokainë dhe disa materiale për paketim.

Shqiptari u arrestua me akuzën e shitjes lëndëve narkotike.