VIDEO - Tregu i gjelbër në Kryeqytet, pasqyrë e cilësisë së ushqimeve

VIDEO - Tregu i gjelbër në Kryeqytet, pasqyrë e cilësisë së ushqimeve

15 marsi njihet si Dita Botërore e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Selatin Kaçaniku, drejtor i OJQ-së Konsumatori, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, me këtë rast foli për atë se cila është cilësia e ushqimeve dhe siguria e konsumatorit sot te ne.

Sipas tij, se cila është gjendja e sigurisë së konsumatorit te ne më së miri tregon gjendja në tregun e gjelbër në Kryeqytet. Shkalla e zbatimit të ligjin në mbrojtjen e konsumatorit është shumë e ulët, nën 40 për qind, informimi i konsumatorit është gjithashtu i ulët.

“Ne kemi shume probleme me cilësinë e ushqimeve dhe me mekanizmat e verifikimit dhe të inspektimit të cilat mundohen të na bindin se cilësia e ushqimet është në nivel”, thotë Kaçaniku.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Aktuale