Franca rrit sigurinë rreth vendeve fetare

Franca rrit sigurinë rreth vendeve fetare

Nga sulmi terrorist në xhamitë e Zelandës së Re, mbetën të vdekur rreth 50 persona e u plagosën mbi 40 të tjerë.

Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, ka njoftuar se do të ketë masa shtesë të sigurisë rreth vendeve fetare në Francë “si masë paraprake”, në përgjigje të sulmit të Christchurch.

“Patrullat do të mbahen rreth vendeve fetare”, ka shkruar ai në Twitter.

Nga sulmi terrorist në xhamitë e Zelandës së Re, mbetën të vdekur rreth 50 persona e u plagosën mbi 40 të tjerë.