Video–Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në pakësimin e dukurive negative

Video–Tahiri: Nuk do të ndalemi deri në pakësimin e dukurive negative

Drejtori Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahirin në emisionin AKTUAL në RTK3 ka folur për aksionet inspektorëve komunalë në Prishtinë, lidhur me zbatimin e vendimit për sigurinë në vendpunishte, largimin e shitësve ambulantë nga rrugët, rregullimin e transportit publik, duke larguar busët dhe taksitë ilegale, pranimin final të banesave dhe tema të tjera të rëndësishme për zhvillimin e jetës normale në kryeqytet.

Tahiri me këtë rast tha se me të marr postin e kryeinspektorit ka filluar aktivitetin për luftimin e dukurive negative në kryeqytet me intensitet të shtuar.

“Ky intensitet i luftimit të këtyre dukurive mund të bie vetëm atëherë kur pakësohen dukuritë të cilat jemi duke i luftuar. Aktualisht jemi të shpërndarë në ekipe sidomos me inspektorët e rendit komunal, jemi në fushën e transportit dhe në Shesh për shkak të shitësve ilegal”, tha Tahiri.  

Sipas tij, inspektorati funksionon me një numër të vogël, porse këta po japin efekt.

Për më shumë ndiqeni videon: