Peticioni për Mitrovicën ende nuk ka shkuar në duart e deputetëve

Peticioni për Mitrovicën ende nuk ka shkuar në duart e deputetëve

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ende nuk ka arritur peticioni për bashkim të Mitrovicës, edhe pse ai i është dorëzuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje tha se tha se nuk e kanë marr ende këtë peticion. Ajo kërkoi nga kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri që t’ua dorëzojë komisionit këtë peticion.

“Ende është gjendja e njëjtë ne si komision nuk kemi marr peticion ende. Domethënë ne nuk kemi peticion, nuk është adresuar në komision, peticioni ka shkruar në kryesi, prej kryesisë ka shkuar në Qeveri edhe ne jemi duke pritur, nëse kryetari mendoj se është me e sjell këtu. Ne jemi këtu, jemi duke punuar çdo ditë me peticionet e qytetarëve”, tha Balje.

Në rend dite të kësaj mbledhje ishte shqyrtimi i kërkesës për përshpejtim të shqyrtimit të lëndës për vendin e punës për mësimdhënësen, Hazbije Sylejmani.

Me kërkesës të mësimdhënëses mbledhja e komisionit ka vazhduar pa praninë e mediave.

Kujtojmë që peticionin për bashkim të Mitrovicës, kryetari i Mitrovicës së Jugut javë më parë ia ka dorëzuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj i cili  këtë peticion e ka konsideruar jo serioz.