Tusk: Lajmi pikëllues nga Zelanda e Re

Tusk: Lajmi pikëllues nga Zelanda e Re

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka reaguar pas sulmit në dy xhami në Christchurch ku kanë mbetur të vdekur rreth 50 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Tusk në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se ky sulm nuk do të zvogëloj tolerancën dhe mirësjelljen për të cilën është e njohur Zelanda e Re.

“Lajme pikëlluese nga Zelanda e Re brenda natës. Sulmi brutal në Christchurch kurrë nuk do të zvogëlojë tolerancën dhe mirësjelljen që Zelanda e Re është e njohur. Mendimet tona në Evropë janë me viktimat dhe familjet e tyre. Kryeministri mund të llogarisë në solidaritetin tone”, ka shkruar Tusk .