MPJ: Nuk ka shtetas kosovarë të vdekur në Zelandë të Re

MPJ: Nuk ka shtetas kosovarë të vdekur në Zelandë të Re

Në rreth pesëdhjetë persona sa figurojnë të vrarë nga sulmi terrorist në Zelandën e Re ende nuk është bërë e ditur se në mesin e tyre ka ndonjë kosovar.

Në një përgjigje për Gazetën Express, nga Ministria e Punëve të Jashtme është bërë të ditur se janë në kontakte të vazhdueshme me ambasadën atje, nga ku theksohet se  “Nuk ka ndonjë konfirmim për ndonjë qytetar të Kosovës që ka vdekur megjithëse ne jemi në kontakte të vazhdueshme”, kanë bërë të ditur nga MPJ.

Deri më tani nga sulmi terrorist që ka ndodhur në Zelandën e Re, numri i të vdekurve ka arritur në 49.

41 prej tyre u vranë në xhaminë e Deans Avenue, derisa tetë të tjerët në një xhami tjetër, raporton GazetaExpress.


MË SHUME NGA Aktuale