Veseli: Akti terrorist në Zelandën e Re duhet ta bashkojë gjithë botën

Veseli: Akti terrorist në Zelandën e Re duhet ta bashkojë gjithë botën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Veseli ka thënë se ky akt terrorist i tmerrshëm goditi jo vetëm Zelandën e Re, por gjithë botën e lirë e demokratike.

“Kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Sulmi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, është një akt terrorist i tmerrshëm, që goditi jo vetëm këtë vend, por gjithë botën e lirë e demokratike.

Në këto momente të vështira, jemi pranë shtetit të Zelandës së Re dhe familjeve të viktimave. Kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të japë kontributin e saj maksimal e të qëndrojë e vendosur përkrah SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë strategjikë në kuadër të koalcionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit dhe nderon sakrificat e partnerëve që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë.