11 vite nga shpërthimi i Gërdecit

11 vite nga shpërthimi i Gërdecit

Më 15 mars 2008, rreth orës 11.00 të paradites kryeqyteti dhe zonat përreth u tronditën nga një shpërthim i madh. Askush në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte teksa filluan të duken re tymi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve.

 Kishte ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha që tronditën vendin në këto 20 vitet e fundit. Shpërthimi në Gërdec i mori jetën 26 personave, që punonin në këtë fabrikë.

U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 11 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

Top Channel ishte e para media qe solli pamjet e shpërthimit dhe më pas një video e çmontimit të fishekëve e transmetuar në Top News, ku shfaqeshin fëmijë që pastronin predhat.

11 vjet nga tragjedia e Gërdecit, asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave.