Zelandë: Vrau 40 vetë në dy xhami–frymëzohej nga nacionalist serbë

Zelandë: Vrau 40 vetë në dy xhami–frymëzohej nga nacionalist serbë

Terroristi Brenton Tarrant admironte Radovan Karaxhiqin, postonte fotografi me simbole nacionaliste serbe dhe kritikonte ndërhyjen e Amerikës për çlirimin e Kosovës.

Brenton Tarrant, njeriu që mendohet se ka luajtur rolin kryesor në vrasjen e dhjetëra njerëzve në dy xhami të Zelandës së Re (në qytetin Christchurch) ishte një admirues i nacionalizmit serb dhe mund të jetë frymëzuar drejtpërdrejt prej ti.

Siç shkruan BalkanInisght, Brenton Tarrant admironte Radovan Karaxhiqin, postonte fotografi me simbole nacionaliste serbe dhe kritikonte ndërhyjen e Amerikës për çlirimin e Kosovës

Një video e filmuar përpara sulmit terrorist tregon vrasësin duke dëgjuar në makinë një këngë që nderon kryekriminelin e luftës, Radovan Karaxhiq, i cili pritet të marrë dënimin përfundimtar në Gjykatën e Hagës, javën që vjen.

Në “manifeston” e botuar ku shpjegon në 73 faqe arsyet e sulmit të tij ka edhe një paragraph kundër Kosovës.

“Ballkanizimi gjithashtu do të kufizojë aftësinë e SHBA-së për të projktuar fuqi në mbarë botën, dhe në këtë mënyrë të sigurojë që të mos ketë më kurrë situate të tilla se ndërhyrja e SHBA-së në Kosovë (ku forcat e SHBA/NATO-s luftuan përkrah muslimanëve dhe vranë europianë të krishterë që po përpiqeshin të hiqnin pushtuesit islamikë nga Europa)”, shkruan ai.

Si bën të ditur “Zëri i Amerikës”, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se 40 veta u vranë dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën në sulmet mbi dy xhami plot me besimtarë në lutjet e së premtes në Christchurch.

Kryeministrja Arden e përshkroi si një “nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”, duke theksuar se ngjarjet në qytetin Christchurch paraqesin “një akt të pashembullt dhe të jashtëzakonshëm të dhunës”.
Ajo tha se “qartazi kjo mund të përshkruhet vetëm si sulm terrorist. Nga ajo që dimë duket se ishte mirë i planifikuar”.

Katër veta u arrestuan në lidhje me sulmin. Sipas stacionit televiziv TVNZ, njëri prej tyre u identifikua si Brenton Tarrant, 28 vjeçar nga qyteti Grafton në New South Wales të Australisë.

“Mund të konfirmoj se për njërin nga individët e arrestuar më është thënë se është qytetar nga Australia”, u tha gazetarëve në Sydney, kryeministri australian Scott Morrison.

Duke theksuar se australianët janë pjesë e familjes së njëjtë me banorët e Zelandës së Re, “jemi në dhimbje, të tronditur, të zemëruar dhe qëndrojmë dukë dënuar absolutisht sulmin që u krye nga një ekstremist, një terrorist i djathtë”, tha ai.

Tridhjetë veta u vranë në xhaminë Masjid Al Noor ndërsa dhjetë të tjerë në xhaminë Linëood.

Sulmuesi Brenton Tarrant ka lënë një manifest në të cilin mes tjerash thekson se zgjodhi Zelandën e Re për shkak të vendndodhjes së saj, për të treguar se edhe pjesët më të largëta të botës nuk janë të lira nga “imigracioni masiv”.