E mbajti për vete pazarin ditor, arrestohet punëtori i KEDS-it

E mbajti për vete pazarin ditor, arrestohet punëtori i KEDS-it

Në Ferizaj është arrestuar një punëtor i KEDS-it.

Një punëtor i KEDS-it u zbulua nga kompania pasi vodhi krejt fitimin e ditës.

Policia nisi hetimet për të në fund të vitit të kaluar, pasi mblodhi provat vërtetoi që i njëjti kishte kryer vepër penale.

“Me 14.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në kompaninë e KEDS-it duke mos e dorëzuar pazarin ditor në arkë ka përvetësuar një shumë parash rreth 5000 euro. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia e Kosovës.

Rasti është hapur për “përvetësim në detyrë”.