Dëshmitari rrëfen tmerrin brenda xhamisë së sulmuar në Zelandën e Re

Dëshmitari rrëfen tmerrin brenda xhamisë së sulmuar në Zelandën e Re

Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ka rrëfyer çfarë kishte parë brenda njërës prej xhamive të sulmuara në Zelandën e Re.

Mohan Ibrahim nga Bangladeshi ishte brenda njërës prej xhamive ku ndodhi sulmi terrorist në Zelandën e Re.

“Ishin shumë njerëz që i njoh dhe që jam takuar rregullisht me ta në xhami kur shkoj aty, Është vërtetë e papranueshme”, deklaroi ai për “BBC”.

“Nuk mund t’ju besoj syve çfarë kam parë sot”, shtoi Ibrahim.

Ai erdhi në Zelandë të Re si student pesë vite më parë.

“Kurrë nuk e kam pritur të ndodh kjo, jetoj këtu që pesë vite dhe e di se Zelanda e Re është një prej shteteve më të sigurta. Por, tani jam i frikësuar. Kurrë nuk e kam paramenduar se mund të përjetoj diçka si kjo që kam parë sot”, theksoi ai.