Interpol “vërejtje të kuqe” për 20 të dyshuar në vrasjen e Khashoggit

Interpol “vërejtje të kuqe” për 20 të dyshuar në vrasjen e Khashoggit

Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit publikoi “vërejtjen e kuqe” më 1 mars në përputhje me kërkesën e Turqisë dhe me këtë 20 të dyshuarit do të kërkohen në të gjithë botën.

Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka bërë të ditur se ka lëshuar “vërejtje e kuqe” për 20 të dyshuar në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Në llogarinë e saj në Twitter, Ministria turke tha se Turqia kërkoi “vërejtje të kuqe” për 18 të dyshuar më 15 nëntor dhe për dy të tjerë më 21 dhjetor.

Në postimin e Ministrisë, theksohet se Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit publikoi “vërejtjet e kuqe” më 1 mars në përputhje me kërkesën e Turqisë dhe me këtë 20 të dyshuarit do të kërkohen në të gjithë botën.

Khashoggi u vra dhe u copëtua më 2 tetor të vitit të kaluar nga një grup operativësh saudit, pak pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas disa shpjegimeve të ndryshueshme për vrasjen e gazetarit saudit, Riadi zyrtar u përpoq të fajësonte një operacion të kryer nga “agjentë mashtrues”.

Shumë figura ndërkombëtare hodhën dyshime mbi shpjegimin, me disa që argumentonin se vrasja nuk mund të ishte kryer pa urdhrin e princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman.

Pavarësisht disa detajeve të shpalosura, trupi i Khashoggit ende nuk është gjetur.