Venezuelë, përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Venezuelë, përmirësohet furnizimi me energji elektrike

Në vend kanë rinisur punën, zyrat shtetërore, fabrikat, qendrat tregtare të cilat ishin të mbyllura që nga e premtja e kaluar si dhe metroja e Caracasit.

Krahas kryeqytetit të Venezuelës, Caracas, është përmirësuar pothuajse në të gjithë vendin energjia elektrike e ndërprerë në vend e cila ka lënë vendin në errësirë që nga 7 marsi e deri më tani.

Në vend kanë rinisur punën, zyrat shtetërore, fabrikat, qendrat tregtare të cilat ishin të mbyllura që nga e premtja e kaluar si dhe metroja e Caracasit e cila nuk përdorej që nga e mbrëmja e të enjtes së kaluar.

Ndërkohë bëhet e ditur se nesër do të rinisë mësimi për nxënësit edhe në institucionet arsimore të cilat u mbyllën bashkë me zyrat shtetërore pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Bëhet e ditur se ka nisur të sigurohet ujë për disa nga rajonet të cilat ishin të privuar nga ujësjellësi i Caracasit ndërsa herë pas herë ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet të cilat janë furnizuar së fundmi me energji.

Po ashtu edhe disa banka për shkak të problemeve me energjinë elektrike vazhdojnë të ofrojnë shërbim me orë të kufizuara.

Të enjten e javës së kaluar 22 nga 23 rajone të Venezuelës mbetën në errësirë, por përveç kësaj u regjistrua ndërprerje edhe në linjat e telefonave dhe të internetit në vend.

Qeveria e Venezuelës kishte njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike e cila ka lënë vendin në errësirë është shkaktuar si pasojë e një sulmi kibernetik të ndërmarrë ndaj Centralit Elektrik "Guri" i cili siguron energjinë elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa opozitarët kanë pretenduar se kjo ndërprerje është shkaktuar si pasojë e mos rinovimit të infrastrukturës dhe mos punësimit të personave të kualifikuar ku dhe për këtë situatë akuzojnë qeverinë dhe presidentin Maduro.