Koplik, një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin rrugor

Koplik, një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin rrugor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Koplikut, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person, ndërkohë që një tjetër është i plagosur.

Viktima është një 26 vjeçar me inicialet N.S. banues në Malësinë e Madhe, ndërsa i lënduari 59 vjeçar duket jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Forcat e Rendit po punojnë për zbardhjen e dinamikave.