Ja emrat e 5 të arrestuarve me 21 kg kanabis çokollatë në Lushnjë

Ja emrat e 5 të arrestuarve me 21 kg kanabis çokollatë në Lushnjë

Zbulohen emrat e 5 personave të arrestuar pranë stacionit të trenit në Lushnjë me gati 21 kg kanabis çokollatë.

Operacioni i koduar "Vazhdimësia" u ndërmor më 13 mars 2019 nga prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve te Paligjshme dhe Narkotikeve Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi disamujor.

Të arrestuarit janë:

1. Agron Çela, lindur dhe banues në Lushnjë, me gjendje gjyqësore i paverifikuar.

2. Genci Kokonozi, lindur në Përrenjas dhe banues në Lushnjë, i padënuar më parë.

3. Ilmi Kapidani lindur dhe banues në Golem Lushnjë, i padënuar më parë.

4. Romario Kapidani, lindur dhe banues në Golem Lushnjë, i padënuar më parë.

5. Lavdi Ymeri, lindur dhe banues në Karbunare-Lushnjë, i padënuar më parë.

"Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi me datë 13.03.2019, rreth orës 14.00, pranë stacionit të trenit Lushnjë iu gjet një sasi prej 20 kg e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marihuanë në formë Çokollate e ndarë ne 43 pako".

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjete, të markës Benz Mercedes me targa AA556MU dhe AA007PU 5 aparate telefoni të markave të ndryshme si dhe shuma prej 4.000 lekë të reja. Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në ketë aktivitet kriminal.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkalles Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 të  Kodit Penal.