Facebook, Twitter e YouTube i bashkojnë forcat pas sulmit

Facebook, Twitter e YouTube i bashkojnë forcat pas sulmit

Facebook, Twitter e YouTube janë duke u përgjigjur ndaj sulmeve, një prej të cilëve u transmetua direkt nga një prej sulmuesve sot në Zelandën e Re.

Kompanitë e teknologjisë përfshirë Facebook, Twitter e YouTube janë duke u përgjigjur ndaj sulmeve, një prej të cilëve u transmetua direkt nga një prej sulmuesve sot në Zelandën e Re.

Xhirimi shqetësues paraqiti një sulmues të armatosur i cili shihej duke hyrë në një xhami dhe vrarë të pranishmit brenda saj.

Twitter ka njoftuar se ka caktuar “një ekip të përkushtuar për të menaxhuar përmbajtjen dhe shfaqjen e materialeve të tilla”, tha kompania në një përgjigje për “CNN”.

Facebook po ashtu ka paralajmëruar se çdo thirrje në mbështetje të krimit ose sulmuesve do të merret parasysh.