Kryeministrja e Zelandës së Re i cilëson sulme terroriste

Kryeministrja e Zelandës së Re i cilëson sulme terroriste

Në qytetin Christchurch të Zelandës së Re sot kanë mbetur të vrarë 49 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur, kur persona të armatosur u futën në dy xhami dhe filluan të shtien me pushkë automatike mbi besimtarët që kishin shkuar për të kryer ritet fetare, raporton BBC.

Ndërkaq, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka cilësuar sulmet si sulme terroriste dhe një nga “ditët më të errëta” të Zelandës së Re

E njëri prej sulmuesve që është identifikuar, kishte filmuar e transmetuar live masakrën që po e kryente brenda xhamisë Al Noor. Megjithatë, pas intervenimit të forcave të shumta të policisë 28-vjeçari Brad Tarrant, është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat për vrasje.

Lidhur me sulmet janë arrestuar edhe dy meshkuj dhe një femër. E në anën tjetër drejtori i policisë Mike Bush ka deklaruar para gazetarëve se njëri nga të arrestuarit më vonë është liruar.