PK dhe MMPH avancojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit

PK dhe MMPH avancojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), Rashit Qalaj, ka pritur në takim zyrtar Fatmir Matoshin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njofton zyra për informim e PK-së.

Drejtori Qalaj iu dëshiroi mirëseardhje Matoshit dhe shoqëruesve të tij dhe njëkohësisht i njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimit të rasteve të ndotjes, pasi mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor të zhvillimit të shoqërisë.